Uji për pije që është higjenikisht i pastër është një nga parakushtet themelore për shëndet të mirë. Organizata botërore e shëndetësisë cilësinë e ujit e ka renditur në 12 treguesit themelorë të gjendjes shëndetësore të popullatës së një vendi. Rendësia e ujit për konsumim është parësor në rolin fiziologjik të tij në organizmin e njeriut, po ashtu sikurse edhe në realizimin e proceseve metabolike dhe këmbimit të materjeve.

Uji për konsum ka rendësi të veçantë edhe në epidemiologji dhe toksikologji, sepse përmes ujit mund të shkaktohen dhe të përçohen lloje të ndyshme sëmundjesh bakteriologjike dhe parazitare. Kurse ndotja toksiologjike konsiston në ndotjen e ujit me lendë kimike të natyrës inorganike që në ujë përqëndrohen në përqëndrime më të larta seç realisht është e lejueshme. Në botë, për shkak të mungesës apo ndotjes së ujit të pishëm vdesin rreth 35 000 njerëz në ditë.

Uji higjenikisht i pastër, kur i plotëson nevojat e përditshme të njeriut, e rrit standartin higjenik personal dhe të familjes. Planeti tokë përbëhet nga 75% ujë, por vetëm 1% i ujit është i përdorshëm për pije. Në ciklin e vet hidronik (qarkullimi i ujit në natyrë), uji ndotet nga ajri dhe toka. Sasira të mëdha të ujrave të zeza dhe ujërave të tjerë derdhen në lumenj dhe liqene. Në bujqësi në mënyrë të pakontrolluar përdoren plehrat azotikë, pesticidet, herbicidet, fungicidet etj.

Furnizuesit kryesore të fabrikave të ujit janë pikërisht lumenjtë dhe liqenet. Të gjitha këto papastërti ndikojnë në cilësinë e ujit. Për shkak të vjetërsimit të rrjetit të ujësjellësit dhe të ndërhyrjeve në rrjet shkaktohet ndotja kimike dhe bakteriologjike e ujit të pishëm. Falë aparateve të NO-BEL SERVIS, që punojnë në bazë të procesit të kundërt të osmozës, mund të sigurojmë një ujë të pastër si në aspektin kimik ashtu edhe në aspektin bakteriologjik. Uji i këtillë është i pastruar edhe nga kontaminimi radiologjik dhe fizik, që është i preferueshëm për pije, gatime dhe pregatitje të lëngjeve të ndryshme.

Zgjedhja e duhur për shëndetin e familjes suaj, vetëm një klikim larg