Parafiltri me membranë polipropilenike Uji për pije hyn në parafiltrin e parë me membranë polipropilenike (20 mikron), i cili përmes rrugës mekanike largon dheun, baltën, zallin e imtë dhe të trashë plus papastërtinat e tjera që janë të shkrira në ujë dhe janë më të mëdha se 20 mikron.

Parafiltri tip 9CVCA me qymyr Paskësaj uji shkon në parafiltrin e dytë tip 9CVCA me qymyr aktiv të cilësisë së lartë, i cili përmes rrugës kimike absorbon klorin dhe fenolet e klorit. Parafiltri tip PX-05 Prej këtu uji kalon në parafiltrin e tretë tip PX-05 me membranë polipropilenike (5 mikron), ku bëhet filtrimi i papastërtive më të mëdha se 5 mikron.

Filtri kryesor Nga parafiltri i tretë uji futet në filtrin kryesor me membranë gjysmë deportuese. Nën ndikimin e shtypjes, përmes procesit të kundërt të osmozës, filtri kryesor e patron ujin nga bashkëdyzimet e kripërave të metaleve të rënda, nga viruset, bakteriet dhe nga papastërtitë e tjera më të mëdha se 0.0005 mikron.

Rezervuari nën shtypje Nga filtri kryesor uji i pastër, përmes rrjedhës që rregullohet me ventil (kanjelë) automatik kalon në rezervuarin nën shtypje dhe prej atje uji përmirëson shijen e ujit rrjedh në filtrin e fundit karbono- polipropilenik i cili e përmirëson shijen e ujit, para se të konsumohet. Mbeturinat e papastërta, në formë uji të fëlliqur, që ndryshe quhet uji i ndotur, përmes gypit special derdhet në kanalizim.

Zgjedhja e duhur për shëndetin e familjes suaj, vetëm një klikim larg