Proceset e realizimit të filtrimit të ujit

Parafiltri me membranë
Uji për pije hyn në parafiltrin e parë me membranë polipropilenike, i cili përmes rrugës mekanike largon dheun, baltën, zallin e imtë dhe të trashë.

Parafiltri tip 9CVCA me qymyr
Paskësaj uji shkon në parafiltrin e dytë tip 9CVCA me qymyr aktiv të cilësisë së lartë, i cili përmes rrugës kimike absorbon klorin dhe fenolet e klorit.

Parafiltri tip PX-05
Prej këtu uji kalon në parafiltrin e tretë tip PX-05 me membranë polipropilenike (5 mikron), ku bëhet filtrimi i papastërtive më të mëdha se 5 mikron.

Filtri kryesor
Nga parafiltri i tretë uji futet në filtrin kryesor me membranë gjysmë deportuese. Nën ndikimin e shtypjes, përmes procesit të kundërt të osmozës.

Rezervuari nën shtypje
Nga filtri kryesor uji i pastër, përmes rrjedhës që rregullohet me ventil automatik kalon në rezervuarin nën shtypje dhe prej atje uji përmirëson shijen.

Duke u përpjekur për të arritur kënaqësinë e plotë të konsumatorit, të gjitha produktet tona u nënshtrohen një kontrolli të dyfishtë, të kontrollit të brendshëm sasior dhe cilësorë të përputhshmërisë me standardet dhe praktikat më të përdorura europiane.
Përdorimi dhe Funskionimi
No- Bel filtrat shërbejnë për përmirësimin e cilësisë së ujit. Përdoren si elemente plotësuese të kyçur në gypat e ujësjellësit të shtëpisë, përmes ventilit dhe rezervuarit të vet, ku depërton dhe grumbullohet uji i pastruar. Nga shumë lloje të filtrave, më të përshtatshëm dhe më ekonomik janë ata filtra që i largojnë makro dhe mikro ndotësit, pra janë filtrat me membranë gjysëm depërtuese që funksionojnë në bazë të procesit të kundërt të osmozës. Koha efektive e punës së membranës kryesisht është e gjatë. Pjesa filtruese, me membranat që mundësojnë proces reverzibil të osmozës, paraqesin eleminim më ekonomik të papastërtive që shkaktohen nga substancat organike dhe inorganike të tretura në ujë (85- 100%). Gjithashtu edhe largimin e plotë të baktereve dhe viruseve.
Falë aparateve të NO-BEL SERVIS, që punojnë në bazë të procesit të kundërt të osmozës, mund të sigurojmë një ujë të paster si në aspektin kimik ashtu edhe në aspektion bakteriologjik. Uji i këtillë është i pastruar edhe nga kontaminimi radiologjik dhe fizik. Është i preferueshëm për pije, gatime dhe pregatitje të lëngjeve të ndryshme.
Konstruksioni teknik
- Prafiltri i parë- tip PX 20
- Filtri karbonik tip 9CVCA
- Parafiltri i tretë- tip PX-05
- Fitri kryesor- tip S1812-24S2
- Ventili automatik
- Rezervuari nën shtypje
- Filtri terminal
- Gypi për derdhjen e ujit
Specifikimet teknike

95%
95% është nivelizimi i materieve të tretura në ujë

120 litra në 24 orë
Kapaciteti maksimal i filtrimit të ujit të pishëm në kushte optimale

2000 mg/litër
Sasia maksimale e materieve të tretura në ujë

10- 30 gradë celcius
Temperatura për funksionimin optimal të pajisjes
