Çfarë është procesi Osmozës dhe si realizohet

Proceset e realizimit të filtrimit të ujit
28 Prill, 2017
Çfarë është procesi Osmozës dhe si realizohet

Osmoza është procesi i depërtimit të tretësit nga tretja me dendësi më të vogël në tretje me dendësi më të madhe, nëpërmjet membranës gjysëm depërtuese. Membrana e lëshon vetëm tretësin duke i mbajtur materiet e tretura. Kjo ndodh për shkak të presionit osmotik që krijohet në periferi të tretjes, si pasojë e dallimeve në dendësi, aq më më e madhe është shtypja osmotike. Gjatë procesit të kundërt të osmozës, tretësi rrjedh përgjatë membranës, ndërmjet shtresave të saja. Gjithnjë duke e shtypur sipërfaqen kalon përmes shtresave gjysmëdepërtuese të membranës, duke i lenë substancat e tretura në tretjen e dendur (uji i ndotur). Uji që rrjedh përgjatë membranës e mundëson punën e sistemit dhe e pengon ndotjen e ujit tanimë të pastruar. Procesi i përmirësimit të ujit nuk është vetëm një funksion i rendomtë, por ky proces mundëson eleminimin e thërmijave 1000 herë më të imta se ato të baktereve. Mungesa e teknologjisë dhe e materieve përkatëse për prodhimin e membranave gjysmë permeabile, me parametra përkatëse, mundësoi përdormin e kësaj teknologjie që në vitin 1959. Në vitin 1960 teknologjia e osmozës rezervibile është përdorur nga NASA, gjithashtu janë përdorur edhe për qëllime ushtarake. Zhvillimi dinamik i kimisë gjatë viteve `70-të bëri të mundur që përmes procesit të kundërt të osmozës të bëhet pastrimi i ujit për amvisët. Sot teknologjia e osmozës rezervibile përdoret në mënyrë ekonomike për ndarjen e ujit nga substancat e tretura në të.

Comments are closed.